Matilda planifikon të vërë në lojë Fatjonin dhe banorët për 1-Prillin

Banorët po bëhen gati që të hanë drekë, ndërsa Jona dhe Matilda bisedojnë për një kohë të gjatë me njëra-tjetrën. Dy vajzat planifikojnë që të gënjejnë banorët për 1-Prillin. Matilda ka planifikuar gënjeshtrën e saj, por për të vënë në lojë Fatjonin dhe të gjithë banorët i duhet ndihma e Jonës. Dy vajzat flasin me zë të ulët, për të mos u kuptuar nga banorët e tjerë. Matilda i thotë Jonës se ajo ka kohë që e përgatit gënjeshtrën e saj. Ajo thotë se i ka thënë Fatjonit se dyshon se është shtatzënë dhe ai ka filluar që të besojë në këtë pjesë. “Fatjoni e di që ka për ta besuar, por për këta të tjerët si t’ia bëjmë?” thotë Matilda. Jona qesh dhe shprehet se i pëlqen shumë plani i Matildës. “Ti fshiu nesër dhe unë do t’u them banorëve se ke dal jashtë shtëpisë për të bërë eko” i thotë Jona Matuildës. Dy vajzat bien dakord për gënjeshtrën që do të thonë dhe diskutojnë për një vend sam më të mirë për t’u fshehur, ku ndër variantet më të mundshme, mbetet dollapi i rrobave. Dy vajzat qeshin me planin e tyre dhe më pas e lënë bisedën për të shkuar në kuzhinë, ku janë edhe pjesa tjetër e banorëve. Tashmë dreka është gati dhe të gjithë banorët ulen të hanë. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të ndryshme, ndërkohë që mbetet për t’u parë plani i Matildës dhe Jonës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment