Matilda: “Juliana xheloze për Arditin”; Batuta dhe ironi mes dy grupeve

Tashmë dritat në dhomën e gjumit janë fikur. Juliana, Arditi, Nevila dhe Lori bëjnë shaka mes tyre në dhomën e gjumit të katit të dytë. Ndërsa në dhomën poshtë, Matilda dhe Jona flasin për Julianën dhe Arditin. Matilda i tregon Jonës, se kur ka qenë duke biseduar me Arditin në oborr, Juliana është bërë xheloze. Ajo i tregon se Arditi i ka thënë se do të sulmojë të gjithë, duke i përmendur se nuk i ka pëlqyer mënyra si janë sulur Katerinës. Në një moment Matilda kërkon heshtje, pasi do të dëgjojë se çfarë bisedojnë banorët në dhomën lart. Matilda dhe Jona komentojnë faktin se grupi lart tregojnë të gjitha bisedat që ndodhin mes tyre. Matilda është kurioze për mënyrën sesi ia ka thënë Nevila disa biseda Julianës, se e ka pyetur Nevilën dhe ajo nuk i është përgjigjur. Më pas Juliana në dhomën lart bën shaka me banorët. Ajo përshëndet Katerinën dhe e imiton. Visari nxit Jonën dhe Matildën të qeshin kot. Ai imiton Julianën, ndërsa Matilda e mëson. Jona i thotë Julianës se i kanë bërë shumë mirë punët e shtëpisë. Kaq ka mjaftuar që mes grupe të krijohet një situatë hedhje-pritje batutash me ironi. Juliana i thotë Jonës të ketë kujdes se mos thotë ndonjë fjalë pa dashje. “E di unë si e do ti, por nuk kam nerva tani. Ti e do të vijë atje sipër dhe të hyjë vënçe”, thotë Jona me zë të ulët dhe më pas qeshin, bashkë me Visarin dhe Matildën. Ndërsa me zë të lartë thotë: “Kush do të dëgjojë, le të vijë poshtë”. Ata vazhdojnë të flasin me ironi për vajzat, pasi Jona thotë se Juliana dhe Lori janë njësoj, si 20-vjeçare që janë. Matilda thotë se nuk e dinte se kishte kaq durim. Ajo rrëfen se ka qenë shumë nevrike dhe ka thyer shumë telefona. Matilda thotë se kur nevrikosej nuk dinte se çfarë bënte,kur zihej me Fatjonin. Ndërsa tani që jetojnë bashkë, situata është qetësuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment