Matilda, Jona e Visari flasin për nominimet e bëjnë thashetheme për Lorin e Julianën

Matilda, Jona dhe Visari janë duke biseduar me njëri-tjetrin në dhomën e gjumit. Ata mendojnë se këtë javë mund të ketë një eliminim të dyfishtë dhe hedhin idenë se secili prej tyre mund të jetë një nga të nominuarit. Matilda thotë duke qeshur se e ka valixhen gati, ndërsa vazhdon të thotë se banorët për inat, mund ta vendosin përballë një banori të fortë, për ta nxjerrë nga shtëpia. Më pas flasin për të nominuarit e javës dhe Jona thotë se do t’i vinte keq nëse do të dilte Enkelejdi këtë javë. “Kurse unë s’kam thënë gjë që e kam eliminuar”, shprehet Matilda. Jona thotë se ka përshtypjen që javën tjetër do të jetë e nominuar prej banorëve. Më pas ata flasin për Lorin dhe Julianën. Matilda mendon se Lori kur flet e qetë dhe jo e nervozuar, është më e pjekur se Juliana. “Kemi dhe një gjë të përbashkët: Visarin”, thotë ajo duke qeshur, ndërsa vazhdon të thotë se me Lorin mund të diskutosh lirshëm e të ndihesh shumë rehat, ndryshe nga Juliana. “Edhe Juliana është e mirë kur bën muhabet”, shprehet Jona. “Të gjithë të mirë janë kur bën muhabet”, ia kthen Visari, i cili thotë se nuk ka diskutuar ndonjëherë me Julianën. “Lorin dua ta njoh më mirë, se edhe ti ma thoshe që është njeri i mirë”, i thotë Jona Visarit. “Prandaj e lamë në shtëpi”, ia kthen Matilda. Jona thotë se pavarësisht kësaj, ato të dyja nuk e meritojnë të rrinë në shtëpi, nëse Jona dhe Matilda dalin nga shtëpia.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment