Matilda ironizon Arditin dhe Meridianin: “Më mirë të bënit ndonjë punë se të shkruanit A-M nëpër pllaka”

Visari debaton me Meridianin duke i thënë se një ndër gjërat që tregojnë se ai i bën vetëm për lojë, është shkrimi që Meridiani dhe Arditi kanë bërë mbi pllakat e krijuara nga ata vetë. Meridiani dhe Arditi kanë shkruar A dhe M nëpër pllakat që kanë krijuar ata vetë, për t’i dalluar nga pllakat që kanë krijuar banorët e tjerë. Matilda që e dëgjon gjithë debatin mes djemve, afrohet dhe u thotë “ t’ju them diçka?, a nuk do ishte më mirë që të merreshit me ndonjë punë, se të shkruanit pllakat A dhe M?!”. Arditi acarohet nga ironia e Matildës dhe i thotë “a s’ke punë tjetër ti, po shko ulu aty”. Matilda vazhdon më tej duke i thënë “pse e keni bërë?, për të treguar se jeni më të zgjuar se ne?”. Meridiani nuk vazhdon debatin me Matildën, por i shpjegon asaj se ata kanë krijuar pllaka duke lënë nga tre milimetra tolerancë në madhësinë e tyre. Matilda është e acaruar dhe largohet duke vazhduar ironitë për Arditin dhe Meridianin. Pranë tyre afrohet Lori e cila u kërkon banorëve që t’i lënë debatet me njëri-tjetrin dhe t’i sqarojnë me të keqkuptimet dhe paqartësitë që kanë në lidhje me provën. Lori u kërkon banorëve që të vazhdojnë të gjithë punën dhe në këtë mënyrë shuhen debatet dhe banorët vazhdojnë përsëri të ndërtojnë pllaka druri.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment