Matilda hakmerret me banorët, duke i zgjuar me zhurmë

Të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother fillojnë të zgjohen nj edhe nga një. Pas Valerit zgjohet Visari pak më vonë dhe ankohet se ka bërë gjumë të parehatshëm, duke fajësuar banorët, të cilët kanë bërë zhurmë deri në orët e para të mëngjesit. Ndërsa Valeri dhe Jona, e cila sapo është zgjuar, thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë, pasi kanë qenë duke fjetur. Bisedën e tyre e dëgjon edhe Matilda, e cila thotë se i ka ndjerë të gjitha zhurmat dhe banorët që bërtisnin deri në të gdhirë. Si për t’u hakmarrë, ajo shkon në kuzhinë e merr dy kapakë tenxhereje e fillon t’i zgjojë të gjithë banorët, duke shkaktuar të qeshura tek banorët që janë zgjuar. Ajo shkon afër çdo krevati dhe duke ia afruar kapakët shumë afër fytyrës, i përplas me njëri-tjetrin duke shkaktuar shumë zhurmë, në mënyrë që t’i zgjojë, njësoj siç kanë bërë ata gjatë natës, deri në orët e para të mëngjesit me pjesën tjetër të banorëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment