Matilda: Fatjoni është shumë i butë, por ndonjëherë merr kot

Jona i thotë Matildës se është pak në siklet për gjërat që do të ndodhin sonte gjatë spektaklit. Matilda qesh dhe i thotë se ajo nuk ka pse të ketë frikë sepse në nominim nuk është dhe këtë javë nuk kanë bërë as shumë thashetheme. Duket se Jona ka frikë se ndoshta loja e Fatjonit e penalizon Matildën dhe këtë gjë ajo ia ka thënë edhe më parë Matildës, por ajo e mohon një gjë të tillë. “Loja e Fatjonit nuk ndikon tek mua” thotë Matilda, por Jona e kundërshton duke i thënë se ajo ka debatuar me banorët e tjerë për Fatjonin. “Ata nuk janë kapur për gjërat e tua, janë kapur me Fatjonin dhe ti kë ndërhyrë për ta mbrojtur, at e kanë me Fatjonin jo me ty” i thotë Jona Matildës. Matilda i thotë se banorët nuk e kanë vetëm me Fatjonin, por edhe me të. “E keqja Fatjonit është se ndonjëherë është shumë i butë, ndonjëherë merr kot” thotë Matilda për Fatjonin dhe më pas shton “kjo në fakt është edhe e bukura e kësaj loje”. Më pas ato flasin për eksperiencën e tyre dhe gjërat e bukura që kanë kaluar brenda shtëpisë së Big Brother. Ndërkohë në shtëpi ka mbërritur një zarf. Mikela ua lexon banorëve duke i informuar se si do të veprojnë ata gjatë provës së buxhetit që do të realizojnë në mbrëmje.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment