Matilda: “Esida kishte shumë mbivlerësim për veten”, Meridiani: “E penalizoi arroganca”

Matilda dhe Meridiani flasin në oborr. Teksa flasin për Esidën, Matilda thotë se ajo bëri një reagim shumë të habitur, pasi nuk e priste. Meridiani thotë se ajo i jepte shumë gjallëi shtëpisë, pasi të jepte mundësi për të debatuar. Matilda shprehet se me provokimet e saj, Esida na ka ndihmuar të tregojmë dhe ne karakterin tonë. Ajo thotë se Esida e mbivlerësonte shumë vetën, pasi e shprehte shpesh, duke ulur dhe banorët e tjerë. Meridiani shprehet se publiku jashtë i shikon më qartë gjërat, pasi ai vendos se kush do të dalë, apo do të qëndrojë. Ai thotë se Esida dhe Jona bën gabim, që flasin për banorët që do shkojnë në finale, pasi është shumë shpejt dhe rrjedha e lojës ndryshon nga dita në ditë. Edhe Matilda thotë se ajo asnjëherë nuk do të flasë për banorët që mendon se do të shkojnë në finale, pasi në njëfare mënyrë duket sikur i favorizon. Meridiani mendon se atë e ka penalizuar arroganca në të folur, por edhe fjala “malok” që përdori ndaj Rigelsit. Matilda thotë se nuk të penalizon një fjalë. Ajo shprehet se Esida ishte lojtare e fortë, por mendon se nuk pëlqehej shumë në publik, për tipin e saj. Më pas Matilda dhe Meridiani flasin për gatimet, pasi ai i kërkon ndihmë Matildës për gatimet e javës, duke qenë se u zgjodh lideri i shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment