Matilda e Mikela: “Arditi e përdori Katerinën dhe e nxori jashtë”

Mes Arditit e Nevilës fillon një bisedë e shkurtër, pasi Nevila i afrohet atij dhe Arditit i thotë se i ka përzemër që të dy. Arditi i tregon asaj se gjatë gjithë javës qëllimisht nuk i është kundërvënë Jonës dhe se kjo gjë ju përdor nga banorët. “Mesazhi që unë mora ishte se duhet t’i kundërvihesha”, thotë ai. Pas pak aty shkon Meridani dhe banorët ndërpresin bisedën. Ndërsa në ambientin afër pishinës është duke diskutuar Matilda e Mikela pikërisht për Arditin, por në lidhje me Katerinën dhe ndikimin që kishte ai tek ajo. Vajzat mendojnë se është Arditi përgjegjësi për eliminimin e saj dhe se ai vetë dëshironte që ajo të dilte nga shtëpia, pasi kështu i interesonte. Mikela thotë se Arditi e përdori Katerinën ashtu siç e përdori Valeri Esterinën. “Ai e nxiste akoma më shumë Katerinën, se ka qenë edhe interesi i tij që ajo të dilte”, thotë Matilda. “E përdori shumë mirë”, vazhdon mendimin Mikela. Të dyja vajzat vazhdojnë të japin mendimet e tyre e të fajësojnë Arditin, ndërsa më vonë biseda devijon e fillojnë të bisedojnë për gjëra të përgjithshme. Në kuzhinën ndodhet Juliana, Nevila, Meridiani e Arditi, të cilët komentojnë ngjarjet e ndodhura gjatë spektaklit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment