Matilda e mërzitur për provën debaton me Jonën

Matilda është e mërzitur për provën sepse grupi i saj i ka lëmuar pllakat vetëm në njërën anë dhe tashmë duhet që t’i lëmojë nga të dyja anët dhe shumicën prej tyre duhet ti presin eti lyejnë nga fillimin, pasi u ndryshon përmasat. Banorët hedhin ironi të vazhdueshme, ku disa prej tyre fajësojnë njëri-tjetrin se kanë gabuar në realizimin e provës. Matilda ndjehet e lodhur dhe fillon të debatojë me Jonën duke i thënë se nuk është e drejtë që ajo dhe të tjerët të vazhdojnë të komentojnë se kush gaboi e kush jo sepse të gjithë duhet të punojnë. “Lërini komentet dhe futuni të gjithë punës një herë” thotë Matilda. Jonës nuk i pëlqen komenti i saj dhe i thotë se ajo ka punuar gjatë provës. Matilda i thotë se nuk e ka parë Jonën të merret me limimin e pllakave dhe e quan si procesin më të vështirë të kësaj pune. Jona i thotë se kjo nuk është e vërtetë. “Ti ishe brenda kur unë po limoja” i thotë Jona dhe më pas shton “askush nuk ka qejf që të fillojë nga e para”. Matilda i drejtohet Jonës duke i thënë “ne aq mundemi, aq bëjmë, ju ngelët duke folur”. Jona i thotë “je me nerva ti, s’po di çfarë po thua”. Meridiani ndërhyn në debatin e tyre dhe i thotë Jonës “mos merr si dinamiti”, dhe i jep të drejtë Matildës. Ai sqaron Jonën duke i thënë se Matilda ka të drejtë kur acarohet për faktin se banorët ironizojnë njëri-tjetrin për provën, ndërkohë që nuk po punojnë të gjithë. Më pas diskutimet vazhdojnë për mbarëvajtjen e punës në ndërtimin e pllakave.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment