Matilda dhe Jona flasin për Julianën; Matilda: ‘Ajo ka kohë që do një burrë’

Mbas përfundimit të ‘zumbës’, Matilda reagon shumë ashpër me Fatjonin, duke e akuzuar se ai flet kot. Jona, që ndodhet pranë tyre e pyet Matildën se për çfarë e kishte fjalën, por ajo refuzon të flasë. Matilda qëndron e heshtur për disa minuta. Më pas ajo dhe Jona nisin të flasin për Julianën. Sipas Matildës ajo s’ka shumë alternativa në shtëpi për të bërë lojën e saj, pasi shumica në shtëpi, janë ose të fejuar ose të martuar, duke ia vështirësuar shumë jetesën këtu brenda. ‘Ajo ka kohë që do një burrë’ - shprehet Matilda, duke bërë Jonën të qeshë. Te dyja nisin të flasin me nënkuptime, duke mos përdorur emra konkretë, por duke vazhduar bisedën në të njëjtën linjë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment