Matilda: “Arditi, ‘mësuesi’ i Katerinës”; Meridiani: “Do ta çakordoj Jonën”

Jona dhe Matilda vazhdojnë ta komentojnë me njëra-tjetrën pas debatit që ka bërë Jona e Arditi pak minuta më parë. Jona thotë se Arditi e ka ofenduar duke e quajtur “dërrasë”, pasi me këtë emër i është drejtuar në debat e sipër. Ajo kujton marrëdhënien e tij me Katerinën e thotë se atë e përdorte si të donte dhe bënte gjatë gjithë kohës “mësuesin” me të, por nuk mund ta luajë këtë rol me cilindo prej banorëve, sipas saj. “I leverdiste shumë që Katerina të dilte keq”, vazhdon të thotë ajo. “E kupton tani atë qeshjen e tij, për t’i dhënë kurajë shoqes?”, i thotë Matilda Jonës. Në oborr bisedat vazhdojnë mes Arditit, Meridianit, Mikelës e Julianës. Teksa flasin për marrëdhëniet mes banove, duke pasur në qendër të vëmendjes grupin tjetër të banorëve, Meridiani thotë se gjatë kësaj jave do të “çakordojë” Jonën. “Do ta çakordoj komplet”, shprehet ai. Më pas ajo del jashtë dhe teksa e shikon Arditin duke biseduar me Nevilën, i thotë: “Sa për atë pjesën që me the dërrasë, kur të dalim jashtë do të të them unë se kujt t’i thuash dërrasë”. “Ok, pa merak”, ia kthen ai duke qeshur. Ndërsa Matilda vazhdon t’i thotë se lidhur me këtë, do të flasin jashtë më gjatë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment