Matilda: “Arditi duhet të dalë”, Visari: “Nevila dhe Juliana nuk rrinë dot pa të”

Ndërkohë që shumica e banorëve flenë gjumë, Matilda dhe Visari bisedojnë mes tyre. Matilda thotë se që kur doli Fatjoni nga shtëpia, mezi e zë gjumi natën. Visari thotë se shumica e banorëve, kanë filluar të çmenden. Ai i tregon Matildës, bisedën që ka pasur Meridiani me Julianën, duke dhënë komentet e tij. Matilda thotë se Meridianit i duket vetja shumë i rëndësishëm, kur shkojnë banorët dhe bisedojnë me të. Ajo thotë se Juliana ka bërë më shumë, se çfarë ka pritur ajo. Visari kritikon Meridianin në rolin e liderit, duke thënë se ai nuk po e bën më. Matilda thotë se ai e ka marrë me inat dhe nuk merr pjesë në buxhet. Biseda kalon tek Arditi, pasi Matilda thotë se Arditi duhet të dalë këtë javë. Visari thotë se Arditin nuk e sheh në asnjë vend. Ai shprehet se Arditi sillet si fëmijë, pasi i mban inat që e dominoi dhe nuk i tha për të ngrenë bukë. Matilda thotë se Arditin e kanë nominuar edhe ata banorë që ushqen. Bisedës së tyre iu bashkuar edhe Lori. Visari vazhdon të flasë për Arditin, duke thënë se ai është i vetmi që mban inat pas debateve. Lori thotë se ai i mban inatet dhe i shpreh me mimika e gjeste dhe bën si i përkëdhelur. Visari thotë se Arditi, Nevila dhe Juliana janë bërë grup dhe nuk ia dalin dot pa njëri-tjetrit. Visari dhe Matilda nuk pranojnë se ata kanë krijuar grup. Matilda thotë se rri me Visarin se kuptohen dhe bëjnë shaka mes tyre. Ajo pranon se Jonën e ka veçuar që në fillim nga banorët e tjerë dhe është shumë e lumtur për zgjedhjen e saj. Matilda thotë se ata nuk janë grup, sepse nuk nominojnë të njëjtët banorë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment