Marrin udhëzime për Provën Javore; Bëjnë prova e diskutojnë

Nevila lexon një historik lidhur me ndërtimin dhe zbulimin e piramidave si edhe mënyrën e ndërtimit të tyre vite më parë. “Në fund të kësaj jave, bota do të ketë një piramidë më shumë: atë të Big Brother Albania 7”, thotë Nevila. Detyra e banorëve është që të transportojnë një numër të caktuar gurësh për Vëllain e Madh, i cili në fund të periudhës 7-ditore do t’i tregojë se çfarë kanë arritur të realizojnë. Për ndërtimin e piramidës, banorët do të përdorin forcën e krahëve. Piramida do të përbëhet nga 712 blloqe. Transporti i një blloku që ata kanë, është i barabartë me katër blloqe në piramidë. Pra banorët duhet të transportojnë rreth 178 blloqe. Një bllok quhet i transportuar nëse ai përshkon të gjithë fushën, kapërcen vijën dhe kthehet në vendin nga u nis. Nevila i sqaron se banorët duhet të transportojnë 14 blloqe në ditë. Banorët janë pajisur me veglat e nevojshme dhe pasi lexojnë instruksionet, ndihmojnë njëri-tjetrin për mënyrën e përdorimit. Më pas ata largohen nga fusha, për të marrë udhëzime të tjera në një tjetër moment dhe fillojnë të diskutojnë rreth provës, të rehatuar në dhomën e ndenjes. Nevila u komunikon se mirë është që banorët të ndahen në grupe, në mënyrë që prova të realizohet sa më lehtë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment