Lori: “Visari i bukur dhe i zgjuar”; Banorët bëjnë shaka sikur debatojnë

Lori dhe Nevila flasin për banorët, në dhomën e gjumit. Lori përmend faktin se Valeri thotë shumë banalitete dhe këtë gjë ia kanë vënë në dukje shumë banorë. Ajo shprehet se Jona qesh kot me batutat e Valerit dhe ia tha edhe Meridiani. Lori tregon se Jona ka reaguar me nerva, kur ia ka thënë këtë fakt. Nevila thotë se mënyra më e mirë për të debatuar me një person është të ruash qetësinë, pasi e ke logjikën më të kthjellët. Nevila tregon se Matilda e ka provokuar në lidhje me nominimin, por ajo nuk ka ndërmend t’i tregojë kë ka nominuar. Ndërsa në dhomën e gjumit tjetër, banorët bisedojnë mes tyre. Matilda shkon pranë Enkelejdit dhe i thotë se dëshiron t’i bëjë disa pyetje. Ajo e pyet nëse mendon se një njeri mund të jetë edhe i bukur, edhe i zgjuar. Enkelejdi thotë se mund të ekzistojë. Matilda qesh, duke e pyetur sesi mund të jetë një “bukurosh kokëplot”. Enkelejdi thotë se duhet të lexojë shumë libra, të flasë drejtë dhe pa ironi. Ai thotë se kur ngacmon të tjerët nuk je real, por “shenjtan”. Enkelejdi thotë se të gjithë duhet të mundohen të zbusin të keqen. Matilda vazhdon ta ngacmojë, duke e pyetur nëse ai është shembulli që po flasin “edhe i bukur, edhe i zgjuar”. Enkelejdi pranon se kujdeset shumë për pamjen e jashtme. Lori thotë se edhe Visari tregon se është edhe i bukur edhe i zgjuar, si shembull konkret i bisedës që po bëjnë. Enkelejdi i bën masazh Lorit. Më pas Jona, Visari dhe Matilda bëjnë shaka me njëri-tjetrin, duke krijuar shprehje dhe batuta. Valeri u bashkohet lojës së tyre. Ata fillojnë të bëjnë sikur debatojnë, duke folur të gjithë njëkohësisht. Të gjithë mundohen të bërtasin, duke bërë shumë zhurmë në dhomë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment