Lori: “S’po gjejmë pastën e dhëmbëve”; Valeri: “S’kam thyer ndonjë rregull që e kam fshehur”

Pjesa më e madhe e banorëve kanë filluar të zgjohen një edhe nga një dhe të fillojnë të merren me aktivitet të ndryshme. Lori shkon në kuzhinë dhe ankohet tek banorët se as sot nuk po e gjejnë dot pastën e dhëmbëve, ndërsa banorët fillojnë ta komentojnë me shaka fshehjen e tij. Valeri vazhdon të thotë se është ai që e ka fshehur, duke e provokuar Lorin, teksa thotë se nuk e ka parë askund të shkruar si rregull se nuk duhet ta fshehë. Ndërsa Jona qesh me të madhe dhe i thotë se Katerina e Arditi kanë ndërmend që ta hapin si një debat të madh gjatë spektaklit të kësaj jave dhe të gjykojnë Valerin për këtë gjest. Të gjithë banorët qeshin, ndërsa Valeri vazhdon të mbajë qëndrim e të thotë se nuk ndihet në faj për gjestin që ka bërë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment