Lori: “Pse u largove nga unë?”, Arditi: “Unë nuk fshihem pas femrave”

Arditi shkon të flejë në dhomën e gjumit, por Lori ende nuk ka fjetur dhe të dy fillojnë të bisedojnë. Lori e ngacmon se ai nuk rri me të gjithë banorët, por Arditi i thotë se ai rri me ata që ka dëshirë. Ajo e fton të ulet tek krevati i saj, por Arditi nuk pranon dhe i thotë duke qeshur, se në krevatin e saj vinë persona të tjerë, duke nënkuptuar Visarin. Lori e akuzon Arditin se ai e ka larguar atë nga “haremi i tij”, por Arditi thotë se ai i ka të gjitha shoqe. Ai i kujton asaj, se ajo i ka marrë vendimet e saj. Arditi e pyet nëse i duket tip serioz. Lori shprehet se seriozeti është gjëja e parë, që ka pëlqyer tek ai si mashkull. Ajo e sqaron se në pamje të parë ai duket shumë serioz, por kur e njeh si person e kupton se ai është shumë pozitiv. “Ti je serioz, por di të bësh edhe shaka. Por ata që nuk të njohin, nuk kanë arritur ta kuptojnë këtë”, i thotë Lori. Arditi i shpjegon se ai është larguar nga ajo, pasi ekzistojnë dy persona që xhelozohen sa herë ai afrohet me të dhe për këtë nuk do t’i prishë punë. Ai sqaron raportin e tij me femrat e shtëpisë. Arditi tregon se është gjykuar nga banorët se ai fshihet pas femrave, por kjo nuk është e vërtetë. Për këtë arsye, ai thotë se është larguar pak me të gjitha femrat. Lori nuk është dakord me mendimin e tij, pasi i thotë se ajo, ashtu edhe vajzat e tjera duan, pa rrinë me të. Arditi thotë se ai ua ka kërkuar të gjitha vajzave, se nëse ndihen të shfrytëzuar nga ai mos të rrinë me të. Arditi siguron Lorin se jashtë shtëpisë do jenë shokë të mirë, por brenda janë kundërshtarë në lojë. Teksa flasin për marrëdhënie e tyre, Arditi thotë se raportin e tyre e kanë gjykuar edhe femrat edhe meshkujt e shtëpisë. Lori e pranon këtë fakt, duke përmendur se Visari dhe Enkelejdi bëhen xheloz për njëri-tjetrin. Ajo rrëfen se personat e parë që ka puthur me zemër në shtëpi ka qenë ai dhe Visari, kurse me Enkelejdin kanë qenë puthje shoqërore. Biseda zhvendoset tek loja dhe debatet e banorëve. Lori dhe Arditi flasin për Katerinën, duke shprehur mendime pozitive për të, ndërkohë që shumica e banorëve flasin keq për të. Lori thotë se Jona bëhet shumë xheloze kur Arditi rri me Katerinën. Arditi e këshillon Lorin të ketë kujdes në raportin e saj me Visarin. Lori tregon se Visarin e pëlqen shumë si tip, por të dy kanë lojë të ndarë nga njëri-tjetri. Pasi mbarojnë bisedën, Arditi dhe Lori flenë gjumë, ashtu si të gjithë banorët e shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment