Lori kundër banorëve; Valeri: “Jona është më e bukur se ty”, Lori: “Ti përdor banalitete, je zar i Jonës dhe Matildës”

Gjatë kohës që Jona dhe Lori debatojnë sëbashku, Valeri ndërhyn. Ai mbron Jonën, duke i thënë ajo është 30 vjeç, por e ka fytyrën më të bukur sesa ty që je modele. Jona falënderon Valerin, ndërsa ai shton se Jona ka fytyrën më të bukur në shtëpi. Lori pranon se kur ka hyrë në fillim ka komplimentuar Jonën për paraqitjen e saj të bukur. Ajo shton se edhe Jona në fillim i ka thënë se je e bukur dhe perfekte, por më pas ka ndryshuar mendim. Lori thotë se Jona i ka përmendur celulitin, apo shprehje si “ku e ka kjo bukurinë”. Jona e sqaron se në zënkë e sipër njeriu thotë fjalë nga inati dhe të pamenduara mirë. Ajo thotë se nuk e ka mohuar ndonjëherë se Lori është e bukur. Jona thotë se Lori nuk e kupton, kur ajo e sqaron. Lori i kërkon Valerit të mos ndërhyjë. Valeri i thotë se asaj i vjen inat që ai ua mbyll gojën të gjithë banorëve. Lori shprehet se Valeri është i vetmi banor, që ndryshon shumë herë në ditë fjalët që thotë. Valeri e mohon këtë gjë. Lori i thotë se Arditi ia ka hequr trurin këto ditë, ndërsa Matilda dhe Jona ndërhyjnë. Valeri thotë se debati me Arditi është pjesa më zbavitëse, se as nuk lodhet me të se katër fjalë rrugësh thotë. Ai thotë se po argëtohet me Arditin, si me një zar. Lori akuzon Valerin se ai përdor fjalë banale dhe me nënkuptime. Valeri mbrohet, duke thënë se nuk ka thënë asnjë fjalë me të keq. Ai i thotë Lorit “qetësohu karamele”. Lori i thotë se ai duhet të bëj shaka, por jo të përdorë banalitete, pasi fyen banorët dhe publikun. Valeri shprehet se ata duhet të shqetësohen se nuk dinë se çfarë të flasin. I thotë se shumë banorë të tjerë përdorin fjalët të ulëta dhe ai nuk është i vetmi. Jona dhe Matilda ndërhyjnë në debat. Lori thotë se ato qeshin me budallaqe. Jona thotë se ajo keqkupton shumë fjalë, ndërsa Matilda thotë se Lori aq kupton dhe ajo nuk merr mundimin të flasë. Lori i thotë Matildës se ajo nuk është në terezi, aq më pak që kërkon sqarime nga Arditi. Matilda e pyet për më shumë argumente, Lori thotë se ajo nuk ka pse kërkon sqarime nga një person që vihet tërë kohës kundër dhe e shan mbrapa krahëve. Matilda thotë se nuk ka pse i jep shpjegime Lorit, se çfarë flet me Arditin. Valeri ndërhyn dhe Lori i thotë se ai është zari i Jonës dhe Matildës. Vajzat qeshin, ndërsa Matilda thotë se nuk e priste këtë gjë. Ajo i thotë Lorit se nuk do t’ia dijë fare se çfarë mendon ajo. Lori thotë se Matilda është e para që stepet dhe nuk mbron Valerin. Debati mes Valerit, Matildës dhe Jonës vazhdon gjatë. Matilda thotë se Lori do rritet dhe prandaj e kupton pse flet ashtu. Lori thotë se ka shumë banorë që nga mosha quhen të pjekur, por në fakt nuk janë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment