Lori-Katerina antipati ndaj Jona-Matildës, Katerina: “Po duroj provokimet e tyre ditë e natë”

Visari i uron Lorit natën e mirë dhe ikën tek krevati i tij. Pasi ngelen vetëm, Katerina dhe Lori fillojnë të bisedojnë për banorët dhe debatet e ndodhura gjatë ditës në shtëpi. Vajzat shprehin antipatinë që kanë ndaj Jonës, por më shumë ndaj Matildës. Katerina nuk do ta diskutojmë më çështjen e fshehjes së pastës së dhëmbëve. Ajo thotë se i duron tërë ditën dhe natën provokimet e Jonës dhe Matildës, por nuk i pëlqejnë lojërat e kalamajve, pasi çdo gjë ka një limit. “Më mirë preferoj të dalë unë me të drejtën time, se të dal personi që nuk jam”, thotë ajo. Lori hedh idenë që të bëjnë ndonjë lojë me Matildën dhe Jonën, por Katerina nuk pranon. Ajo thotë se nuk ia vlen, pasi nuk pëlqehen asnjëherë lojërat e pista. Lori tregon se Matilda e ka provokuar, për ta nxjerrë atë si tip të dhunshëm. Ajo thotë se Matilda i ka përmendur, gjesti e shtyrjes që ka bërë mbrëmë ndaj Visarit, kur ai e ka trembur. Katerina tregon se i ka thënë Matildës, se nga ajo pritet ndonjë pjatë kokës. Teksa flasin për karakterin e tyre, Lori tregon se ajo është tip shumë impulsive dhe ndonjëherë reagon keq kur e provokojnë. Katerina e këshillon të mos ulë nivelin e saj dhe të përdorë forcën e fjalës, jo dhunën fizike. Më pas biseda e vajzave zhvendoset tek historitë e tyre personale. Lori tregon për një djalë që ka pasur simpatinë kur ka qenë në shkollë. Ndërsa Katerina tregon për ish të dashurin e saj, duke rrëfyer se ai ka qenë dashuria e saj e parë. Ajo tregon sesi pas ndarjes, karakteri i saj ka ndryshuar, nga vajza naive, në vajzën e djallëzuar që është sot.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment