Lori hapet me Nevilën: “Dua të jem e rezervuar e të mos prononcohem për lidhjen me Visarin”

Disa nga banorët shkojnë në kuzhinë dhe darkojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke biseduar e duke bërë shaka me njëri-tjetrin. Ndërsa në dhomën e gjumit ndodhen vetëm Arditi e Juliana, të cilët pasi kalojnë disa momente duke puthur njëri-tjetrin, fillojnë të flasin për surprizën që i është bërë Julianës, ku Vëllai i Madh i solli bluzën e maces së saj, Sisit. Ajo i tregon për të dhe mallin që po ndien për macen e saj. Në kuzhinë mbetet vetëm Lori e Nevila, të cilat fillojnë të bisedojnë duke marrë shkas nga ngjarjet gjatë spektaklit. Duket se Lori gjen mbështetje tek Nevila pas daljes së Katerinës, me të cilën ishte më shumë e lidhur. Ajo flet për marrëdhënien e saj me Visarin, për të cilën thotë se do që të jetë e rezervuar dhe nuk do që ta pyesin aspak lidhur me të kur të dalë. Lori tregon se kur ka hyrë në Big Brother, as që e mendonte se mund të krijonte një lidhje me dikë. Ndërsa Nevila e këshillon, duke i thënë që të mos e marrë në mënyrë kaq tragjike dhe se nuk ka asgjë për të fshehur e për t’u rezervuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment