Lori dhe Visari në dilemë, të lidhen apo jo...

Visari dhe Lori qëndrojnë shtrirë pranë njëri-tjetrit në krevat. Visari kërkon ta puthë, por Lori e largon, duke i thënë se ishte ai që tha se raporti mes tyre kishte ndryshuar. Ajo e pyet nëse Visari e tha atë gjë në nerva e sipër dhe ai e pranon. Më pas të dy përqafohen dhe shkëmbejnë disa puthje në buzë mes tyre. Teksa qëndrojnë të përqafuar, Lori dhe Visari përpiqen të sqarojnë keqkuptimet që kanë mes tyre. Lori ia shpreh sërish pakënaqësinë që ka ndaj Visarit, kur ai puth vajzat e tjera. Visari mbrohet dhe i thotë Lorit, se edhe ajo bën të njëjtën gjë me meshkujt. Lori shprehet se është shumë interesant fakti që Visari rri me banorët që ajo nuk i ka qejf dhe ajo rri me banorët, që Visari nuk i pëlqen. Visarit nuk i pëlqen kjo situatë dhe përfiton nga rasti për t’i thënë Lorit se shpesh disa gjeste të saj nuk i pëlqen. Lori i kërkon më shumë detaje. Visari shprehet se shpesh është në dilemë, të lidhet apo jo me të. Ai thotë se po të lidhet do privohet nga shumë situata në shtëpi, por nga ana tjetër shpreh pëlqimin ndaj Lorit. Visari shpreh frikën, se mbase lidhja e tyre keqkuptohet dhe nuk do që publiku jashtë, apo banorët brenda shtëpisë të mendojnë se ata po bëjnë lojë. Lori dhe Visari shprehin të dy dyshimet tek njëri-tjetri se mbase ata po bëjnë lojë, por të dy nga ana e tyre e mohojnë një gjë të tillë. Lori është e mendimit se edhe nëse ata distancohen nga njëri-tjetri do të ndikojnë në lojën e tyre, sepse ajo që ndodhi mes tyre nuk harrohet aq shpejt. Visari shpesh hezitim, pasi mendon se lidhja e tyre mund ta shpërqendrojë nga loja. Por Lori nga ana e saj, i thotë Visarit se është tepër vonë ta mendojë këtë, duke pranuar se ajo nuk shpërqendrohet fare. Katerina vjen në dhomë. Lori dhe Visari mundohen të vazhdojnë bisedën me zë të ulët. Ata nuk vendosin ende se çfarë do bëjnë, po shprehen se do ia lenë kohës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment