Lojë me top ping-pongu

Mikela lexon zarfin me udhëzimet nga Vëllai i Madh, ku u propozohet banorëve një lojë mjaft e thjeshtë. Banorët do të përballen individualisht me lojën e kalimit të topit të ping-pongut, në vijën e mbërritjes. Banorët duhet të bëjnë kujdes, pasi nuk mund ta prekin, por vetëm ta shtyjnë me frymë. Së bashku me topat e ping-pongut, ata duhet të pajisen edhe me një letër ngjitëse. Me anë të shiritit do të përcaktohet pista e garës. Vija e mbërritjes nga vija e nisjes duhet të jenë jo më pak se 5 metra larg nga njëra-tjetra. Nëse largësia e përcaktuar do të jetë më e madhe, Vëllai i Madh fituesit të garës do t’i japë dyfishin e shpërblimit. E vetmja që duhet të kapërcejë topi i ping-pongut është vija e mbërritjes. Në rast se topi prek vijat anësore, lojtari duhet të fillojë nga vija e nisjes. Gara mes tyre do të bëhet në çifte. Ata do të ndahen në tre grupe me nga 4 lojtarë. Secili nga lojtarët e një grupi duhet të ndeshet të paktën një herë me secilin lojtar të po atij grupi. Gjithsej do të jenë 6 ndeshje në grup. Në mënyrë që lojtarët të ngelen të freskët, do të zhvillohen ndeshjet e para në grupe, pastaj të dytat e me radhë. Kualifikohen për ndeshjet në vazhdim vetëm fituesit e dy vendeve të para në grup. Fituesit e vendeve të para në grupe, do të krijojnë një grup të ri. Po ashtu edhe fituesit e vendeve të dyta. Fituesit e vendeve të para në grupet e reja, do të jenë finalistët të cilët ndeshen për përcaktimin e fituesit të madh. Shpërblimin për këtë lojë do ta marrin në dhomën e rrëfimeve, të cilën mund ta hapë vetëm fituesi i madh. Banorët menjëherë pas leximit të zarfit bëjnë ndarjen e grupeve. Në grupin e parë bënte pjese: Arditi, Katerina, Juliana, Lori. Në grupin e dytë: Visari, Enkelejdi, Meridiani, Valeri. Në grupin e tretë: Matilda, Mikela, Nevila dhe Jona. Pas ndarjes së grupeve, ata nisin të bëjnë si fillim prova paraprake, për t'u njohur me lojën dhe më pas fillojnë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment