Loja e Visarit dhe Jonës, ngatërron banorët

Jona dhe Visari vendosin së bashku, të fshehin sende të banorëve nëpër shtëpi. Ata mbledhin gjithë çakmakët si fillim dhe i fshehin, më pas ata shkojnë në dhomat e gjumit dhe fshehin rroba të ndryshme, bashkë me çarçafët. Plani i tyre nisi për të ngacmuar Valerin, kjo pasi Valeri dhe Juliana u grinden për një palë çarçafë që u pëlqenin të dyve. Valeri i kërkonte, duke i shpjeguar se i kishte përdorur vetëm ai, ndërkohë që Juliana i pëlqente për vete. Për të krijuar situata të ndryshme në shtëpi, Jona dhe Visari fshehin çarçafët e Valerit në krevate të ndryshëm. Pasi i fshehin ata vrapojnë në dhomën e tyre, duke bërë sikur bisedojnë, në mënyrë që të humbisnin gjurmët. Valeri shkon në dhomë dhe sheh që mungonin çarçafët e tij. Ai nis të kërkojë nëpër dhomë. Duke qeshur, ai sheh nga kamera, duke i kërkuar ta ndihmojnë me drejtimin e vendndodhjes së çarçafëve. Ai nis të kërkojë sërish. Meridiani vjen në dhomë duke e pyetur se çfarë po kërkonte. Ai i tregon e i kanë fshehur çarçafët, duke ngjitur shkallët për dhomën më sipër. Meridiani nis të qeshë, duke bërë batuta me Valerin. Gjatë asaj kohe, Valeri gjen çarçafët e fshehur ne krevate të ndryshme. Ai qetësisht, nis të heq gjithë këllëfët dhe çarçafët e krevateve, duke i fshehur nëpër dhomë. Ai zbret në dhomën e tij, dhe nis të rregullojë krevatin. Visari i afrohet, ndërkohë që Valeri i tregon çfarë kishte ndodhur. Visari sillej sikur s’dinte gjë, ndërkohë që Valeri e provokon, duke e pyetur nëse ai ishte bashkëpunëtor me ata që kishin bërë lojën, por Visari e mohon. Pavarësisht kundërshtimit të tij, duket se Valeri nuk e besoi. Ai shkon në sallon, duke i thënë Julianës se çarçafët e tij ishin hequr dhe ai i gjeti tek krevati i saj. Ajo ngrihet dhe shkon në dhomën e gjumit , duke nisur të kërkojë këllëfin e jastëkut. Duke mos gjetur asgjë, ajo shkon në dhomën ë Valerit dhe i heq gjithë çarçafët dhe i fsheh në dollapin e Meridianit. Ajo shkon në sallon , duke ia treguar Arditit dhe Katerinës çfarë kishte ndodhur. Nevila kërkon çakmakë së bashku më Katerinën ,e cila nis të nervozohet, pasi nuk i gjenin dot. Ndërkohë Visari dhe Jona shihnin të ulur në sallon, duke mos bërë fjalë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment