Loja e tretë: Mbledhja e të brendshmeve

Vëllai i Madh përgëzon ekipin fitues, duke i njoftuar nëpërmjet një zarfi që u lexua nga Jona, se loja e radhës, do të jetë individuale. Pesë banorët e mbetur në lojë ende, do të bëhen gati për një tjetër sfidë. Banori që brenda përfundimit të dy këngëve do të çojë në dhomën e ndenjjes më shumë të brendshme, shpallet fituesi i garës së sotme. Banorët meshkuj do të gjejnë sa më shumë të brendshme femrash dhe anasjelltas. Banorët që janë jashtë loje, nuk duhet të ofrojnë asnjë lloj ndihme, por mund të qëndrojnë si spektatorë. Banorët garues nuk mund të marrin të brendshmet e tyre. Ai banor që mbërrin i pari në dhomën e ndenjjes, sinjalizon fitoren e tij, duke i rënë borisë. Banori fitues do të fitojë edhe një bonus të rëndësishëm, për të premten e spektaklit. Pas njoftimit, banorët garues u nisen me vrap drejt dhomave të gjumit për të zbrazur gjithë dollapët e banorëve të tjerë. Meridiani është i pari që doli, duke zbritur shkallët më një ‘super bark’, pasi i kishte futur të gjitha të brendshmet poshtë bluzës. Nevila gjithashtu kishte marrë një sasi të konsiderueshme, ndërkohë që vajzat e tjera hasën vështirësi për të gjetur, ndryshe nga djemtë që e patën më të thjeshtë. Banorët u mblodhën në sallon duke nisur numërimin. Nevila kishte arritur të mblidhte 30 palë të brendshme, ndërkohë që Valeri numëroi plot 34 palë, Jona dhe Juliana kishin më pak se të gjithë, ndërsa fitues doli Meridianin, me 66 palë të brendshme.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment