Loja e radhës: Të gjejnë çamçakëzin. Juliana dhe Matilda drejtojnë lojën

Juliana dhe Matilda u komunikojnë banorëve lojën e radhës. Juliana dhe Matilda do të jenë kapitenet e skuadrave përkatëse. Matilda do të zgjedhë 5 banorë në skuadrën e saj, po ashtu edhe Juliana. Në mënyrë të fshehtë, çdo skuadër do të përgatisë gjashtë pjata të mbushura me krem panna. Kjo sasi do të shpërndahet në mënyrë të barabartë, në gjashtë pjatat përkatëse. Brenda pjatave do të kenë të vendosur një çamçakëz, të cilin duhet ta gjejnë duke e kërkuar në pjatë, me buzë dhe gjuhë. Kushti është që pjata nuk duhet të preket me dorë. Gara do të bëhet me dy lojtarë në një kohë, nga një për çdo skuadër. Çdo skuadër do të kërkojë çamçakëzin e skuadrës tjetër. Garën do ta fitojë ai ose ajo që do të bëjë i pari flluskë me çamçakëzin e përtypur, duke i dhenë pikë skuadrës së tij. Banorët e skuadrës humbëse do të jenë të detyruar që në momentin e rënies në gjumë, do të mbajnë në krahë dhe të çojnë në krevat, një nga banorët e ekipit fitues, të cilin banorët do ta zgjedhin vetë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment