Loja e pllakave të drurit, banorët fitojnë 25 % buxhet

Pasi kanë përcjellë Katerinën, Arbana fton banorët, të ndjekin në monitor klipin me provën e javës. Në klip shfaqen banorët, teksa mundohet të mbajnë në pozicion vertikal pllakat e drurit, të vendosura në kuzhinë dhe sallon. Gjithashtu ata shfaqin edhe nervozisëm, gjatë provës. Banorët qeshin me situatat e krijuara në shtëpi, të cilat shfaqen në klip. Arbana u kërkon banorët të bëjnë lojën. Ajo u komunikon se nëse shembet e gjithë struktura e ndërtuar me pllakat e drurit ata do të fitojnë 50 % buxhet. Arbana u kujton banorëve se 50 % e buxhetit, u shkojnë fëmijëve në nevojë. Enkelejdi është banori, i cili rrëzon pllakën e parë. Pllakat nuk shemben të gjitha, prandaj banorët ndihmojnë që të shembet i gjithë vargu. Arbana u thotë se banorët do të kenë 25 % buxhet javor.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment