Loja e patates

Banorëve u komunikohet nëpërmjet zarfit që u lexua nga Lori, se sonte ata do të argëtohen me lojën e patates. Ata duhet të ulen prane njëri-tjetrit, në formë rrethi. Gjatë kohës që në sfond do të luhet muzikë, ata do të pasojnë tek njëri-tjetri, në drejtim të papërcaktuar, pataten që kanë në duar. Në momentin që muzika ndalon, duhet të ndalojnë edhe pasimin e patates. Banori të cilit i ngelet patatja në dorë, del jashtë loje dhe quhet i djegur. Loja do të vazhdojë deri në dyshen e fundit. Kujt nuk i ngelet patatja në dorë, do të fitojë dy pako me patatina për të shoqëruar birrën në Happy Hour.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment