Loja e parë: Në kërkim të thesarit

Meridiani lexon zarfin që u dha nga Vëllai i Madh. Ai u komunikoi banorëve se sonte ata do të luajnë disa lojëra. Njëra prej tyre ka të bëjë me kërkimin e thesarit. Në dhomën e ndënjjes dhe në kuzhinë janë fshehur 10 monedha-disqe të vegjël, të verdhë dhe jeshilë. Ata duhet të kërkojnë kudo. Kush gjen një monedhë, kalon në raundin e dytë të lojërave. Pasi ka gjetur thesarin e tij, banorit i ndalohet të kërkojë apo të ndihmojë shokët. Loja nis me rënien e gongut dhe përfundon me gjetjen e monedhës së dhjetë dhe të fundit. Me rënien e gongut banorët nisin lojën, duke kërkuar në gjithë shtëpinë. Gjatë kërkimit të tyre ata arritën të gjejnë menjëherë 5 monedhat e para. Të gjithë ata që kishin gjetur monedhat u ulën në divane, duke pritur pjesën tjetër që kërkonte nëpër shtëpi. Valeri e gjen monedhën e tij brenda spinaqit në frigorifer, duke ia komunikuar edhe banorëve të tjerë, të cilët nisën të kërkonin më imtësisht. Monedha e fundit u gjet nga Nevila. Me gjetjen e të gjitha monedhave, ata mblidhen në sallon të gjithë, në pritje të një komunikimi të dytë nga Vëllai i Madh. Gjatë kohës që prisnin nuk munguan edhe debai mes Lorit dhe Matildës, duke përfshirë më pas edhe Jonën dhe Katerinën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment