Loja e dytë: Krijimi i fjalisë

Nevila lexon lojën e dytë për banorët. Sipas saj, të dhjetë lojtarët fitues duhet të ndahen në dy ekipe (ekipi i verdhë dhe ekipi jeshil), sipas ngjyrës së monedhës që kanë gjetur. Vëllai i Madh i ka vënë në dispozicion dy trarë ekuilibri dhe nga pesë bluza me germa që krijojnë disa fjalë të ndryshme. Pasi të jenë ngjitur në trarët e ekuilibrit me bluzat veshur, ata duhet të dëgjonjnë përshkrimet sipas fjalorit shqip-shqip, të fjalëve të ndryshme që formohen me këto germa. Të dyja grupet duhet të ngjiten mbi trarin përkatës sipas radhës së fjalës ‘R I D E N’. Banorët duhet të kenë kujdes dhe të dëgjojnë me vëmendje shpjegimin e fjalës që duhet formuar. Ata duhet ta gjejnë fjalën në fshehtësi, duke u konsultuar me pjesëtarët e ekipit. Pas kësaj, lojtarët duhet të zhvendosen mbi tra për të formuar fjalën përkatëse. Nëse dikush prek me duar traun e ekuilibrit, i fal një pikë ekipit kundërshtar. Nëse ndonjëri prej lojtarëve rrëzohet nga trau, skuadra kundërshtare merr sërish një pikë. Pasi skuadra formon fjalën e kërkuar, lojtari më pranë borisë i bie asaj, duke njoftuar fitoren. Ekipi që do t’i bjerë i pari borisë, merr një pikë. Pas kësaj, lojtarët e çdo ekipi qëndrojnë në pozicionin e fjalës që kanë formuar, për të vazhduar me formimin e fjalës pasardhëse. Pas leximit të zarfit, banorët shkojnë nëpër dhoma, ku vishen me bluzat përkatëse, për të fituar lojën. Të dyja skuadrat hipin sipër trarëve, ndërkohë që Arditi dhe Katerina lexojnë përshkrimet e fjalëve që duhen formuar. Ekipi i verdhe gjen fjalën e parë, duke fituar pikën e parë me fjalën ‘Rendi'. Loja vazhdon duke çuar në avantazh ekipin jeshil dhe duke e nxjerrë atë fitues me fjalën ë fundit të gjetur, që ishte ‘Erind’.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment