Lexohet zarfi me lojën e mbrëmjes

Matilda lajmëron gjithë banorët se duhet të mblidheshin pasi Mikela kishte një zarf për t’ua komunikuar. Banorët u mblodhën, duke dëgjuar komunikimin nga Vëllai i Madh, në të cilin iu kërkohej që ata të vendoseshin ne formën e një rrethi dhe secili të kishte një laps në dorë. Në qendër të rrethit do të vendosen 11 fletë formati dhe pranë tyre një kuti për votim të fshehtë. Banori me moshën më të vogël tërheq një fletë. Në mënyrë të fshehtë ai plotëson vijën e parë bosh që kërkon emrin e një banori dhe e palos letrën duke e kaluar tek tjetri që ka pranë. Ai apo ajo nuk duhet të shohë se çfarë ka shkruar i pari, por duhet të duhet të vazhdojë tek vija me e afërt dhe t’i përgjigjet pyetjes së shkruar. Pasi e shkruan, e palos letrën duke mbuluar dy sektorët e parë, atë që kishte shkruar paraardhësi dhe atë që ka shkruar vetë. Me këtë logjikë vazhdohet derisa të jenë plotësuar të gjitha pyetjet dhe letra të jetë palosur tërësisht. I fundit që shkruan e hedh atë në kutinë e fshehtësisë. Në fund të procesit, kutia hapet dhe letrat shpërndahen mbi tavolinë. Secili merr nga një dhe sipas radhës që kishin shkruar, lexon fjalinë e formuar nga bashkimi i çdo shënimi në vijën përkatëse, për të diskutuar më pas në vërtetësinë e atyre që lexuan. Pas leximit, banorët që nuk janë përmendur fare në seksionin e parë të këtyre letrave, do të jenë të detyruar që në vaktin pasardhës të shërbejnë si kamarierë për banorët e tjerë dhe të ulen vetëm pasi të ketë përfunduar 'klienti' i fundit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment