Komentojnë debatin Katerina-Visar; Për Katerinën: “E tepron dhe provokon kot debat”

Ndërkohë që flet për gjaknxehtësinë që mund t’i kapë gjatë situatave të ndryshme, gjë që bën që të krijohen debate mes njëri-tjetrit dhe të jetë e vështirë për të ruajtur një balancë të marrëdhënieve mes tyre gjatë situatave të ndryshme, Enkelejdi përmend një debat që ka bërë Katerina me banorët gjatë ditës së djeshme. Enkeledji tregon se edhe Visari u nervozua dhe veproi pa u menduar gjatë debatit të djeshëm me Katerinën, i nxitur si fillim nga kjo e fundit, sipas tij. Ai thotë se Visari ka përdorur një fjalë të cilës mbase nuk ia ka ditur mirë kuptimin, duke qenë nga Kosova, por në fakt ka qenë fjalë e pahijshme. “Megjithëse as unë vetë nuk ia di mirë kuptimin”, shprehet ai. Ndërsa Jona mendon se Katerina e tepron me reagimet dhe fjalët që përdor, duke provokuar gjatë gjithë kohës debat, Sipas saj, nuk është faji i banorëve të tjerë por i Katerinës, kur në debat është e përfshirë ajo. Enkelejdi ia mbështet mendimin e thotë se ajo shpesh e tepron me gjestet dhe veprimet e saj. Ai tregon një situatë ku Katerina i ka kërkuar çakmakun dhe vetëm pas pak minutash ka krijuar debat lidhur me këtë gjë, duke i thënë se i duket e tepërt që ai të vijë dhe t’ia kërkojë çakmakun. “I thashë të më falte që po i kërkoja çakmakun tim”, shprehet Enkelejdi, duke shtuar ndërsa thotë se Katerina të bën të ndihesh keq me debatet që krijon. Jona e mirëkupton dhe qesh teksa e dëgjon, duke përfytyruar Katerinën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment