Komente për zgjimin, Enkelejdi: Nesër edhe ne do t’i rrëzojmë qëllimisht pllakat

Banorët tashmë janë zgjuar të gjithë dhe kanë nisur nga bisedat e tyre të para. Arditi në një moment, teksa shkon në dhomën e gjumit, i thotë me shaka Valerit “ti e do të të futem me shkelma”. Valeri ka rrëzuar qëllimisht pllakat e provës, në mënyrë që të binte alarmi dhe banorët të zgjoheshin nga gjumi. Valeri qesh. Më pas Arditi del në oborr, ku kanë dalë edhe banorë të tjerë. Enkelejdi bisedon me Visarin, çështjen e zhurmës gjatë natës dhe herët në mëngjes. Visari i tregon se në mëngjes zhurmën e shkaktoi Valeri që rrëzoi qëllimisht pllakat e provës. Ndërkohë këtë gjë e ka bërë edhe më parë Meridiani. Ai gjatë natës i ka rrëzuar pllakat dhe i ka lënë pa i ngritur, në mënyrë që alarmi që vendoset për provën e pllakave, të zgjonte banorët nga gjumi. Enkelejdi i thotë Visarit se kjo gjë nuk është e drejtë dhe shprehet “nëse e kanë bërë qëllimisht, po çohemi edhe ne nesër shpejt dhe po i rrëzojmë qëllimisht pllakat e ta shohin pastaj”. Më pas aty vijnë edhe banorë të tjerë. Banorët janë të acaruar nga zhurmat që janë shkaktuar për provën. Nevila thotë se kur u zgjua ishte vetëm një pllakë e rrëzuar, ndërkohë që Valeri, qëllimisht nuk e ngrinte sepse donte që të zgjoheshin banorët e tjerë. Më pas banorët ndërrojnë temën e bisedës dhe fillojnë të flasin për makinat që posedojnë secili ose për dëshirat që kanë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment