Komente për çiftet në shtëpi; Opinionisti: “Jona-Meridiani, lojë të dyfishtë”

Arbana shkëput lidhjen me shtëpinë dhe fton teleshikuesit të ndjekin klipin me historinë e dashurisë së Julianës me Arditin dhe Lorit me Visarin. Arbana pyet opinionistin në lidhje me dy çiftet e krijuara në shtëpinë e Big Brother-it. Armand Peza thotë se shqetësimi nëse po bëjnë lojë është i vërtetë. Mandi kujton lojërat e Arditit dhe Julianës, duke thënë se Juliana tregon hapur frikën e saj nga kamerat dhe publiku. Opinionisti shprehet se çifti Lori dhe Visari kanë frikë nga njëri-tjetri, aq sa kanë dhe dëshirë për të qëndruar bashkë. “Përpiqen të manipulojnë publikun, por edhe veten”, thotë Mandi. Arbana pyet opinionistin për marrëdhënien mes Meridianit dhe Jonës. Arbana sqaron publikun se Meridiani i çon mesazhe dashurie Jonës. Mandi mendon se është lojë e dyfishtë, pasi Meridiani ka deklaruar se ka lidhje jashtë. “Nuk ka asgjë konkrete”, shprehet Mandi. Arbana mbyll zyrtarisht televotimin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment