Koha për argëtim, Vigani-Shkurtabiqi dhe Zumba

Banorët janë të shpërndarë nëpër shtëpi, kur dëgjohet të thuhet vigani e më pas shkurtabiqi. Sapo dëgjojnë këtë lojë banorët luajnë ashtu sikurse kanë bërë edhe në ditët e mëparshme. Gjatë kohës që luajnë Vigani-Shkurtabiqi krijohet një atmosferë argëtuese ku banorët qeshin me njëri-tjetrin. Më pas banorët njoftohen se duhet të dalin të gjithë në oborr. Në shtëpi kanë hyrë përsëri dy instruktorët të cilët mësojnë banorët se si të kërcejnë zumba. Pas një prove, në sfond fillon muzika. Banorët kërcejnë me këngët që ndërrohen njëra pas tjetrës. Për një kohë të gjatë banorët kërcejnë zumba duke u përpjekur që të kërcejnë të gjithë në të njëjtën kohë dhe të imitojnë sa më mirë lëvizjet e dy instruktorëve. Edhe pse lodhen, banorët argëtohen me zumba sepse në sfond janë edhe një pjesë e këngëve të tyre të preferuara. Pas kërcimeve, banorët duartrokasin dhe futen përsëri në shtëpi për t’u bërë gati, për të vazhduar provën e fasadës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment