Kërcejnë në çifte, banorët përfitojnë bonus

Arbana lidhet me shtëpinë. Ajo fton banorët të dalin në oborr. Banorët të ndarë në çifte do kërcejnë, duke mbajtur në gojë një fije makaronë. Visari kërcen me Lorin, Arditi me Matildën, Nevila me Enkelejdin, Mikela me Meridianin dhe Juliana me Valerin. Jona është moderatoja e lojës. Arditi ka qenë në çift me Katerinën, prandaj ai zgjodhi Matildën të bëjë lojën. Arbana u komunikon banorëve, se për çiftin fitues do të ketë një bonus. Muzika fillon në shtëpi. Banorët kërcejnë sipas ritmit të muzikës, duke mos u shkëputur në asnjë moment nga fija e makaronës. Muzika ndryshon vazhdimisht, prandaj banorët mundohet t’i përshtaten ritmit dhe të kërcejnë sa më mirë. Jona ndihmon banorët, duke u dhënë instruksione si të kërcejnë. Arbana pyet Jonën për performancën e banorëve. Jona thotë se Valeri, Visari dhe Lori kanë kërcyer shumë bukur. Ajo u komunikon banorëve se të gjithë kanë kërcyer shumë mirë, prandaj nesër kanë një bonus.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment