Katrina dhe Meridiani, provokim për debat

Në kuzhinë bashkë me Lorin e Meridianin bashkohet edhe Katerina. Ajo fillon të flasë me vete e të thotë me ironi se ka qarë për t’u viktimizuar e për t’i treguar publikut se nuk duhet të dalë ajo nga shtëpia këtë jave. Ndërsa Meridiani ndërhyn e i tregon se më shumë rëndësi kanë fjalët sesa lotët për publikun. “Kush të foli ty? Pse ndërhyn”, ia kthen Katerina. Ajo i thotë se nuk ka kërkuar diskutim e as debat me të dhe se ai nuk ka pse ndërhyn në momentin që ajo flet. “Ti s’më ndalon dot të flas”, ia kthen Meridiani, ndërsa bën sikur flet me Lorin. Pas pak aty shkon Visari e Enkelejdi dhe kështu diskutimi mes të dyve përfundon me kaq. Mikela, Nevila e Arditi mbeten të tre në ambientin afër pishinës, duke pirë cigare dhe birra. Ata flasin për faktin që të tre janë në nominim, ndërsa bëjnë “gëzuar” me njëri-tjetrin. “Kam përshtypjen se ka qenë për ne të dyja ajo arsyeja ‘duam t’i shohim në nominim’”, shprehet Mikela. “Ta siguroj unë që po”, ia kthen Arditi e të tre qeshin e bëjnë shaka ndërsa shijojnë tingujt muzikorë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment