Katerina:Si po të duket pa Fatjonin?,- Valeri: E kam Fatjonin këtu brenda

Katerina dhe Valeri ndodhen në oborr dhe Katerina e pyet Valerin “si po të duket pa Fatjonin. Valeri qesh dhe i thotë Katerinës “e kam Fatjonin këtu brenda” dhe i tregon një bluzë të Fatjonit që ai ka veshur. Katerina fillimisht mundohet që ta provokojë Valerin të flasë për Fatjonin, por ai i thotë se ato që ka folur me Fatjonin ju përkasin atyre dhe nuk ka pse t’i diskutojë me banorët e tjerë. “Është e vështirë që të gjesh një tjetër si Fatjoni këtu brenda” thotë Valeri duke treguar se ai ka pasur një miqësi të mirë me Fatjonin. Katerina i thotë më pas “është djalë shumë i mirë, por e penalizuan gjëra të tjera”. Valeri i thotë katerinës se atij i vjen mirë që dëgjon fjalë të mira pikërisht nga Katerina për Fatjonin. Katerina i thotë Valerit se Fatjonin e kanë penalizuar njerëz të tjerë duke iu referuar kështu Matildës dhe Jonës. Valeri i thotë se pak rëndësi ka se çfarë e ka penalizuar, apo si, Fatjonin. Për Valerin e rëndësishme është miqësia që ai pati me Fatjonin. “Jam i lumtur që gjatë rrugës drejt thesarit, takova një mik të çmuar si Fatjoni” thotë Valeri. Më pas Katerina pyet Valerin se çfarë mendon ai për gjestin që ajo bëri ndaj Fatjonin për të cilët u debatua e diskutua gjatë brenda shtëpisë. Valeri i thotë Katerinës se ajo është shumë e zgjuar, por gaboi duke luajtur me xhelozinë e Matildës. Sipas Valerit kjo nuk është e drejtë, ndërsa Katerina thotë se ajo e bëri atë gjest sepse Fatjoni nuk reagonte, por vetëm Matilda. “Mua personalisht, nuk më ka pëlqyer ajo skenë” i thotë Valeri Katerinës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment