Katerina-Visarit: “Vëllai i Madh më ka dhënë mision t’i rrëzoj pllakat, vetëm ti duhet ta dish”

Pas debatit me Jonën dhe Matildën, Katerina i kërkon Visarit që ta ndihmojë me pastrimin në dhomat e gjumit. Visari shkon bashkë me të dhe e ndihmon që të lëvizë krevatet dhe të pastrojë poshtë tyre. Disa herë visari e pyet t’i shpjegojë se përse i ka rrëzuar qëllimisht pllakat, madje disa herë. Katerina i thotë se do t’i shpjegojë vetëm atij, por duhet të presë derisa të mos ketë asnjë banor tjetër vërdallë. Disa herë Katerina shkon pranë derës së dhomës, për t’u siguruar se asnjë nga banorët nuk po afrohet. Atëherë ajo ulet mbi një shtrat dhe fillon që t’i tregojë Visarit arsyen se përse ajo po i rrëzon vazhdimisht pllakat e provës. “Mua më ka dhënë mision Vëllai i Madh, unë mund t’i rrëzoj pllakat sa herë të dua dhe kur të dua” i thotë Katerina. Më pas ajo i thotë “Vëllai i Madh ka vendosur që këtë gjë ta dish vetëm ti dhe askush tjetër”. Katerina i thotë Visarit se vetëm ai mund të jetë në dijeni të misionit të saj, por i takon atij që të veprojë si të dojë, të reagojë, apo të qëndrojë indiferent në momentet kur ajo do të rrëzojë pllakat. Visari qesh dhe më pas të dy vazhdojnë të merren me pastrimin e shtëpisë. Ndërkohë Lori u kërkon banorëve që të merren me ngritjen e pllakave dhe i kundërvihet Katerinës duke i thënë se nuk duhet që ta bëjë më atë veprim, por Katerina ia bën të qartë se ajo do t’i rrëzojë pllakat sa herë të dojë. Ndërsa dyshime se Katerina ka ndonjë mision në lidhje me rrëzimin e pllakave, kanë edhe banorë të tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment