Katerina tenton të sqarohet; Mikela: “Tani po flet ndryshe nga ç’fole në spektakël”

Tashmë në ambientin e mbuluar afër pishinës, shkojnë pjesa më e madhe e banorëve, të cilët fillojnë të flasin në përgjithësi me njëri-tjetrin. Pas pak me ta bashkohet edhe Katerina. Ndërsa flasin për bashkëjetesën mes njëri-tjetrit, Mikela, e ndikuar nga mënyra se si Katerina është shprehur në spektakël për të, duke thënë: “Mundohet ta ketë mirë me të gjithë dhe kjo është një strategji”, Mikela thotë se faktin që di të bashkëjetojë me shumë njerëz dhe krijon marrëdhënie të mirë me të gjithë, e shikon si anë pozitive tek vetja. Në këtë moment, në bisedë futet edhe Katerina, e cila thotë se edhe ajo vetë është munduar të afrohet në fillim me të gjithë banorët, por kur ka parë indiferencën e tyre, i është larguar sërish. “Tani po thua të kundërtën e asaj që the në spektakël, pasi the se të afrohesh, do të thotë se bën strategji”, i kundërpërgjigjet Mikela. “Jo, të njëjtën gjë po them. Nuk do të thotë se afrohem me dikë e kam mendim pozitiv për të”, shprehet Katerina. Ndërsa Mikela i bën të qartë se jo vetëm me atë, po me asnjërin prej banorëve nuk ka bërë ndonjë bisedë sa ta pyesë së çfarë bën në jetën e përditshme dhe Katerina nuk duhet të ndihet keq për këtë fakt. “Megjithatë, mua nuk më bën dëm ironia jote”, i thotë Mikela. Të dyja diskutojnë edhe për disa minuta, ndërsa mundohen të sqarohen e të sheshojnë keqkuptimet që kanë pasur me njëra-tjetrën gjatë situatave të ndryshme. Në diskutimin mes tyre ndërhyn edhe Enkelejdi, i cili e kritikon Katerinën se ndonjëherë e tepron me sjelljen e saj dhe edhe pse ka të drejtë, mund të gjykohet nga jashtë. Ndërsa Katerina mendon se është keqkuptuar në çdo sjellje dhe në çdo mënyrë të shprehuri nga banorët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment