Katerina, opinione për lojën dhe daljen nga shtëpia

Arbana pret në studio të eleminuarën nga shtëpia, Katerinën. Ajo e fton Katerinën të bisedojnë, për arsyet që e çuan atë jashtë lojës. Katerina thotë se njeriu i drejtë asnjëherë nuk fiton. Ajo thotë se në shtëpi provokimet janë të shumta, prandaj ajo është përpjekur të mos bjerë pre e këtyre ngacmimeve. Arbana e pyet për Jonën dhe Matildën. Katerina thotë se vajzat e kanë ngacmuar, për raportin e saj me Arditin. Arbana fton Katerinën në shikojë klipin me momentet e saj më të bukura, të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother-it. Arbana pyet opinionistin për Katerinën. Ai e komplimenton për pamjen, por i thotë se nëse do të buzëqeshte, fjalët e saj do të dilnin më bukur. Katerina thotë se nuk donte të qeshte kot, ashtu disa banorë shtiren në shtëpi. Mandi i thotë se ka bërë dy gabime, e para që flisnin njëkohësisht dhe e dyta që nuk buzëqeshte dhe dukej shumë e egër. Katerina thotë se Esida ka qenë e para që e ka sulmuar. Esida thotë se ato ngjajnë në karakter, prandaj kapeshin me njëra-tjetrës. Për Fatjonin, Katerina thotë se fryhej nga banorët e tjerë, pasi ndryshonte mendim brenda dy ditëve. Fatjoni thotë se ishte faji i Katerinës se donte ta blinte, por Katerina thotë se ajo donte të blinte të gjithë banorët. Arbana i thotë Katerinës se Arditi dhe Juliana janë lidhur prej dy javësh, gjë e cila e habit Katerinën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment