Katerina: Më deshi qejfi dhe i rrëzova pllakat,-Jona dhe Matilda i kundërvihen

Katerina rrëzon të gjitha pllakat e provës dhe në shtëpi fillon të dëgjohet përsëri zhurma. Banorët acarohen. Jona dhe Matilda nervozohen dhe i thonë Katerinës që t’i rregullojë menjëherë dërrasat. Katetrina jo vetëm që refuzon ti rregullojë pllakat, por u thotë se ajo i rrëzoi qëllimisht dhe u përgjigjet në mënyrë arrogante duke i acaruar edhe më shumë. “Rregulloji shpejt” i thotë Matilda dhe Katerina i përgjigjet “ti do me japësh urdhra mua, çohu ti e rregulloji”. Matilda acarohet dhe i thotë se i takon asaj sepse ajo i rrëzoi me qëllim pllakat. “Më deshi qejfi dhe i rrëzova, më pëlqen muzika dhe do vazhdoj t’i rrëzoj sa herë që dua” i thotë Katerina Matildës. Jona ndërhyn dhe i thotë Katerinës “moj ti je në vete ti, ke edhe 11 banorë të tjerë këtu”. Katerina i thotë edhe Jonës se ajo i rrëzoi pllakat se i pëlqen dhe nuk i jep llogari askujt për këtë. Atëherë Jona fillon që ta shajë duke i thënë “skandaloze, ordinere, injorante, ndyrësirë”. Katerina e cila i dëgjon fjalët e Jonës i thotë duke u larguar “nuk e ke idenë sa e ulët që je”. Meridiani i thotë Matildës dhe Jonës që të mos debatojnë më tej sepse Katerina po sillet qëllimisht në atë mënyrë, që ato të acarohen. “Hapini rrugë” u thotë meridiani vajzave. Ndërkohë brenda shkon edhe Arditi dhe qesh për veprimin e Katerinës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment