Katerina i rrëzon qëllimisht të gjitha pllakat; Banorët zgjohen me vonesë

Banorët vazhdojnë të flenë ende, me gjithë se në sfond është vendosur muzika dhe janë ndezur dritat, pas këngës së Fantazmave për shkak të rrëzimit të pllakave prej Enkelejdit dhe Jonës. Vetëm pas pak minutash aty shkon Katerina, e cila i rrëzon të gjitha pllakat, në mënyrë që t’i zgjojë të gjithë banorët. “Tani na lër ta dëgjojmë për ca kohë këtë muzikën në sfond”, thotë Enkelejdi, ndërsa i thotë që të shkojë tek banorët e t’u thotë se të gjitha pllakat kanë rënë pa dashje. Më pas ajo shkon në dhomën e gjumit dhe i kërkon Mikelës që t’i ngrenë pllakat, pasi kanë rënë pa dashje. Të dyja fillojnë t’i ngrënë pllakat e rrezuara enkas nga ajo, ndërsa të tjerët vazhdojnë të flenë pa u shqetësuar. Meridiani shkon në ambientin e parabanjës bashkë me Lorin, sapo zgjohen e ndërkohë që fillojnë të merren me higjienën personale, Meridiani thotë se banorët vetë duan që t’i rrëzojnë pllakat. “Sa qejf që kanë, o Zot”, shprehet ai, ndërsa Lori nuk e komenton. Pas pak me vajzat bashkohet edhe Enkelejdi për t’i ndihmuar e më vonë Jona e Valeri. Jona e Mikela komentojnë me njëra-tjetrën të çuditura se si është e mundur që pllakat të bien të gjitha vetë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment