Katërina e mërzitur me Lorin: “Sot më ka acaruar me muhabete koti”

Koha për realizimin e 300 pllakave të drurit ka përfunduar. Banorët njoftohen se tashmë duhet të presin për të mësuar se si do të jetë vendimi dhe vijueshmëria e provës. Kështu një pjesë e tyre shkojnë në dhomat e gjumit, ndërsa një pjesë bisedojnë në oborr. Bisedat kryesore zhvillohen kryesisht për debatet që kanë ndodhur sot në shtëpi. Kështu Mikla e meridiani, flasin kundër Enkelejdit me të cilin të dy debatuan për një kohë të gjatë. Ndërsa edhe vetë Enkelejdi komenton debatet që pati me Mikelën e Meridianin me pjesën e banorëve që ndodhen jashtë. Arditi, Nevila dhe Katerina kanë shkuar në dhomën e tyre të gjumit. Ata komentojnë debatet dhe sjelljen e banorëve gjatë provës së pllakave. Katerina pati një debat me Lorin që në momentin e parë që filloi prova sot. Ajo është mërzitur dhe shprehet “Lori më ka acaruar shumë sot”. Katërina dhe Lori kanë krijuar një raport të mirë dhe janë bërë shumë mikesha, por sot ato debatuan në lidhje me faktin se Katërina u kishte thënë banorëve se pllakat duhet të ishin të lëmuara vetëm nga njëra anë, por duhet të ishin të dyja anët e lëmuara, në mënyrë që pllakat të qëndronin në këmbë. “Lori më ka lodhur sot me ca muhabete kot fare” thotë Katerina dhe më pas shton “edhe nuk sqarohet si duhet”. Katerina fajëson Lorin që nuk i ka sqaruar si duhet banorët që në fillim për provën dhe kjo bëri që ata të bënin një punë të dyfishtë. Ndërkohë aty vjen edhe Lori dhe biseda e saj me Arditin ndryshon drejtim.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment