Katerina, e acaruar pas zgjimit të Matildës; Thashetheme për Katerinën

Pas zgjimit të Matildës me zhurmë, duke i rënë kapakëve të tenxhereve për t’i zgjuar, fillojnë komentet nga të gjithë banorët. Ajo që shqetësohet më tepër nga të gjithë, është Katerina, e cila i thotë se ajo nuk ka bërë zhurmë duke iu afruar deri afër fytyrës dhe se Matilda për pak e ka prekur në fytyrë me kapak, aq afër i është afruar. Ajo komenton bashkë me Arditin, duke i quajtur “fëmijë” Matildën dhe banorët e tjerë, të cilët kanë qenë prezentë në thurjen e planit për t’i zgjuar në këtë mënyrë. “Na kanë habitur fare, sa të mençur që janë”, shprehet Katerina me ironi për banorët e tjerë. Edhe banorët e dhomës tjetër: Matilda, Jona e Visari, fillojnë të komentojnë e të thonë se “grupi” tjetër duhet t’i falënderojë kur i zgjojnë teksa flenë në drekë, pasi nuk i lënë të jenë pasivë në këtë mënyrë. Ata fillojnë të bëjnë thashetheme për Katerinën, duke komentuar sjelljen e saj teksa thotë gjatë gjithë këtyre ditëve se të premten do të hakmerret me banorët. “E çfarë do të bëjë të premten ajo? Sytë që t’i pëlcasin do të bëjë”, shprehet Jona për Katerinën, ndërsa banorët e tjerë thonë se Katerina ka tendencën t’i dramatizojë të gjitha situatat e ndodhura në shtëpi. Ata bëjnë plan që të hapin tema diskutimi e të përballen me banorët e grupit tjetër.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment