Katerina del nga shtëpia e Big Brother-it

Arbana lidhet me shtëpi, teksa Mikela dhe Katerina presin me padurim emrin e të eliminuarit nga shtëpia. Ajo mban në dorë zarfin e kuq, në të cilin është emri i banorit, i cili do dalë nga shtëpia. Arbana komunikon, se banori që duhet të largohet menjëherë nga loja, duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 milionë lekësh është Katerina. Katerina përshëndet banorët me radhë. Visari, Lori, Juliana, Nevila dhe Arditi përshëndesin në oborr Katerinën. Ajo përqafon Lori, Nevilën dhe Julianën. “Suksese të gjithëve. Kalofshi sa më mirë dhe takohemi jashtë”, thotë Katerina fjalët e fundit në shtëpi. Katerina del nga shtëpia, ndërsa Arbana e fton në studio.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment