Juliana-Valerit: “Çlirohu, je shumë i shtirur”

Pasi mbarojnë së ngrëni darkë, Visari, Juliana dhe Arditi kapen vazhdimisht me ironi për njëri-tjetrin. Biseda fillon mes Julianës dhe Valerit, për reklamat. Juliana i thotë se ajo do të reklamojë produktet në shtëpi, ndërsa Valeri shprehet se ai e bën më mirë se ajo. Valeri i kujton se flokët e saj i ka ekstension, por Juliana i thotë se nuk e ul veten ,të kapet me gjëra fizike. Arditi ndërhyn, duke e pyetur Valerin, nëse ai është xheloz se nuk vë dot ekstension. Valeri bën ironi, duke i thënë Julianës se i duken flokët shumë origjinale. Juliana vazhdon bisedën, duke thënë se edhe ajo i ka bezdi ekstension, por do t’i mbajë vetëm se i ka qejf Valeri. Biseda me ironi mes Julianës dhe Valerit, shkakton të qeshurat tek Arditi, Meridiani dhe Lorit, të cilët janë të pranishëm në sallon. Juliana kujton Katerinën, duke thënë se “ajo u bënte zbor të gjithëve”. Meridiani thotë se prandaj doli ajo, për të bërë zbor jashtë. Juliana thotë se rëndësi ka se ajo e arriti qëllimin e saj, të çmendte banorët, por sidomos dy persona në shtëpi. Arditi ndërhyn në bisedë, duke mbrojtur Katerinën. Biseda kalon tek ekzistenca e grupeve, teksa Juliana vazhdon të ngacmojë Valerin. Valeri thotë se ai është “free”, duke shtuar se është shumë i lirshëm. Juliana i thotë se ai është shumë i shtirur, duke i kërkuar të çlirohet në personin që është në të vërtetë. Në sallon vinë banorët e tjerë, prandaj biseda ndërpritet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment