Juliana: “Tani do sillem më mirë me Arditin”

Nevila dhe Juliana bisedojnë në oborr, teksa pinë cigare. Vajzat kujtojnë ditët e para të qëndrimit në shtëpi, por edhe momentin që janë njohur dhe janë afruar më shumë me njëra-tjetrën. Juliana fillon të flasë për Arditin. Ajo thotë se ka vendosur të sillet më mirë me të. Juliana shprehet se është ndjerë keq, kur banorët e tjerë e ngacmon për faktin se ai kujdesej për të. Nevila mendon se Arditi ka bërë çdo përkujdesje se ashtu e ka ndjerë, por edhe për t’i treguar besimin që ka për të. Juliana shprehet se nga debati që ka pasur dje me Jonën, ka kuptuar shumë gjëra në lidhje me Arditin. Nevila thotë se banori që i kundërvihen Julianës për Arditin, do të donin që ai të kujdesej për të, në atë mënyrë siç i shërben Julianës. Duket se Nevila nënkupton Jonën, por nuk përmend emrin e saj. Ndërsa në dhomën e gjumit, Matilda bisedon me Lorin dhe Visarin. Ajo tregon për vështirësitë ekonomike, që ka hasur me jetën në Itali. Matilda flet për kredinë e shtëpisë që ka marrë në bankë, por edhe për parukerinë që punon me shoqet e saj. Ndërkohë që banorët e tjerë flenë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment