Juliana si Kleopatra; Jona dhe Matilda: Nuk i shkojnë fare flokët e zeza

Juliana vendos të bëhet si Kleopatra. Ajo kërkon ndihmën e Lorit për t’i bërë tualetin specifik të syve. Pasi u kurua deri në detaje, ajo del në oborr dhe i kërkon cigare Arditit me tone urdhëruese, në mënyrë që të mos dilte nga roli që kishte marrë përsipër. Arditi i thotë Nevilës që ta ndihmonte ajo, pasi ai ishte shumë i lodhur. Nevila nuk e pëlqen pamjen e Julianës, duke ia vënë në dukje, por Juliana nuk i përgjigjet. Ndërkohë, përballë saj qëndronin Matilda dhe Jona, të cilat komentonin pamjen e Julianës për së largu. Sipas tyre, flokët e zeza Julianës nuk i shkonin fare. Banorët bëhen gati për të rinisur edhe një herë provën, duke u mbledhur të gjithë bashkë në oborr.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment