Juliana “shkatërron” krevatin dhe rrobat e Arditit,- Katerina rrëzon përsëri pllakat e provës

Arditi vazhdon të qëndrojë pranë Jonës dhe të dy bisedojnë për marrëdhënien e tyre. Jona i thotë Arditit se ajo iu largua javën që ai ishte në nominim dhe ai po ashtu bëri të njëjtën gjë me të. Jona i thotë se ajo nuk e kupton se çfarë loje po përpiqet që të bëjë Arditi. “Unë nuk jam e sigurtë se çfarë loje po bën” i thotë Jona Arditit, ndërsa ai i thotë “ti vetëm mos i diskuto me njeri tjetër ato që kemi folur bashkë”. Ndërsa Arditi bisedon me Jonën, Juliana vazhdon që të rrijë me nerva përballë tyre. Në një moment ajo ngjitet në dhomën e gjumit dhe të gjitha nervat i shkarkon mbi sendet e Arditit. Juliana i shkatërron atij krevatin duke hequr dyshekun dhe më pas fillon që të hedhë të gjitha rrobat e Arditit nëpër dhomën e gjumit. Pasi ka “shkatërruar” rrobat dhe Krevatin e Arditit, del përsëri në oborr dhe qëndron po vetëm. Askush nga banorët nuk e sheh veprimin që bëri Juliana në dhomën e gjumit. Ndërkohë Katerina rrëzon përsëri me qëllim të gjitha pllakat e provës së Javës. Veprimi i saj acaron banorët, por më shumë i acaron përgjigjet e saj “arrogante”. Kjo bën që të nis një tjetër debat me ofendime mes saj, Matildës dhe Jonës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment