Juliana: Nuk kam ardhur këtu për çmimin e parë; Arditi: Nëse merr vendimin e gabuar, me mua nuk flet më!

Banorëve u është vendosur muzikë në oborr dhe ata nisin të kërcejnë. Valeri rrëmben në fillim Katerinën duke kërcyer në pistë. Banorët e tjerë bëjnë tifo për Valerin, duke komentuar lëvizjet e belit të Valerit. Lori i afrohet duke e sfiduar me lëvizje, por Valeri e kap shpejt ritmin. Ai vazhdon të kërcejë, pavarësisht ngacmimeve që i bëjnë banorët. Në dhomën e gjumit, Juliana qëndron e shtrirë në krevat duke menduar. Arditi ngjitet sipër, duke e pyetur se çfarë ka. Juliana i tregon, se është duke menduar për të marrë një vendim. Ajo i shpjegon se po nuk po ndihet më mirë me veten. Nuk kam ardhur këtu për çmimin e parë, jam shumë e lumtur me kaq - shprehet ajo. Arditi, i cili e sheh shumë të ndryshuar Julianën, pasi ia vë në dukje këtë i thotë: Nëse merr vendimin e gabuar, me mua nuk flet më! Ai largohet nga dhoma i nervozuar, duke e lënë Julianën në mendimet e saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment