Juliana: “Nëse s’do të ishte Mati, me Jonën do ishim shoqe”

E gjithë shtëpia është në heshtje. Banorët kanë rënë në qetësi dhe disa prej tyre mundohen të flenë. Ndër ta është edhe Arditi, ndërsa Juliana shkon pranë tij për ta zgjuar. Ata për disa minuta me radhë qëndrojnë në heshtje dhe më pas nisin të bisedojnë me njëri-tjetrin. Juliana i tregon Arditit se në disa momente i ka bërë përshtypje sjellja e Jonës ndaj saj. “Unë nuk ndjehesha mirë dhe Jona erdhi dhe më pyeti, më solli një qetësues”, i tregon Juliana Arditit. Juliana i thotë Arditit se i ka bërë përshtypje që Jona edhe pse nuk ka marrëdhënie shumë të mira me të është kujdesur për shëndetin e Julianës. “Unë me Jonën mund të kishim qenë shumë shoqe, po të mos ishte Mati”, thotë Juliana. Juliana mendon se Matilda ndikon shumë te Jona dhe sipas saj Jona del keq, sepse mbron gjithmonë Matildën edhe kur kjo e fundit e ka gabim. Më pas Juliana thotë se dëshiron që të dalë Matilda këtë javë dhe se shpreson shumë që të mos dalë Enkelejdi. “Të dalë Mati këtë javë se boll ka ndenjur pa burrin, s’ka lezet më”, thotë Juliana. Ndërkohë që ajo flet për Matildën, në dhomën e gjumit vjen Mikela, që njofton banorët se jashtë ka pushuar shiu. Juliana dhe Arditi qëndrojnë edhe për pak çaste vetëm duke u puthur dhe përqafuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment